Hamza për dialogun Kosovë-Serbi: Duhet të jemi palë e përgjegjshme

Aktuale

Hamza për dialogun Kosovë-Serbi: Duhet të jemi palë e përgjegjshme

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 00:07
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza zhvilloi një intervistë për emisionin Top Story.

Grida Duma: Nëse do të thoshte administrate Trump që duhet të aplikoni asocacionin, do ta aplikonit?

Hamza: Unë kam punuar gjatë me miq nga SHBA, kemi qenë bashkë në shumë procese të rëndësishme për Kosovën. Nuk kam pas rast që kemi marrë një dokument dhe nuk diskutohet, edhe në planin diplomatik, do të bisedojmë, do të ridiskutojmë për shkak se ka ndërru situata, s’mund ta dimë saktë pozicionin e administratës së Trump, duhet të diskutojmë dhe bisedojmë.

Kur bëhen marrëveshje zyrtare, duhet të jemi palë e përgjegjshme, jam i bindur se ka mundësi të diskutohet. Kemi pasur regres në dialog vitet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat