Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), do të monitorojë procesin zgjedhor të 9 shkurtit në tërë territorin e Kosovës, kjo me qëllim të promovimit të transparencës dhe rritjes së besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor.
Zgjedhjet parlamentare 2025 do të monitorohen me gjithsej 550 vëzhgues në terren, të cilët do të raportojnë në intervale të rregullta përgjatë ditës së zgjedhjeve për mbarëvajtjen, procesin e tërësishëm dhe numërimin e votave.
Qendra e konferencave dhe thirrjeve
Qendra e thirrjeve do të përbëhet nga 50 operatorë të cilët do të pranojnë dhe përpunojnë të dhënat në mënyrë digjitale nag vëzhguesit në terren.
Të dhënat e përpunuara do të publikohen nëpërmjet konferencave për media që do të organizohen gjatë ditës.
Qendra e konferencave dhe thirrjeve do të vendoset në Hotel Sirius në Prishtinë, adresa: Agim Ramadani, Pristinë.
Orari i konferencave për media:
Konferenca e parë: 09:00
Konferenca e dytë në 13:30
Konferenca e tretë në 18:30
Konferenca e katërt në 20:30