Profesori: Në zgjedhjet parlamentare, edhe një herë do të dëshmohet se Albin Kurti është i paprekshëm – Ka dy fjalë për opozitën!

Aktuale

Profesori: Në zgjedhjet parlamentare, edhe një herë do të dëshmohet se Albin Kurti është i paprekshëm – Ka dy fjalë për opozitën!

Nga: A.SH Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 06:27
Albin Kurti

Do të fitojë Albin Kurti, sepse ka mbështetje të gjerë nga populli,

Profesori Binak Maxharraj, ka thënë se zgjedhjet e sotme nuk do të ketë ndryshime të mëdha.

Sipas tij, Kurti është një lider që nuk bën kompromise me Serbinë.

Postimi i plotë:

Megjithatë, sot nuk do të ndodhin ndryshime të mëdha…!

(Albin Kurti është i vetmi lider që nuk bën kompromise me Serbinë)

Partitë politike dhe liderët e tyre zgjedhjet e nesërme po i cilësojnë si historike, ku do të ndodhin ndryshime të mëdha. Të gjitha partitë dhe liderët e tyre në fushatë premtuan shumë se çfarë do të bëjnë nëse vijnë në pushtet. Premtimet ishin pothuajse të ngjashme si çdo herë në zgjedhje, me premtime të mëdha që asnjëherë nuk i realizuan, por deklaratat e tyre mbetën çdo herë pas zgjedhjeve fjalë boshe pa mbulesë. Thjesht, fushata ishte një luftë vetëm për të ardhur në pushtet, duke premtuar gjithçka, por që më pas nuk u realizua asgjë.

E njëjta gjë do të ndodhë; nuk do të ketë ndryshime të mëdha siç po pritet nga liderët e opozitës.

PDK-ja moti e ka humbur rrugën e vet, në oborrin e vet po sillet verdallë me veten.

LDK-ja, me këtë "Rrugë të Re", as vetë nuk e di se kah do ta çojë, pasi LDK-ja, tradicionalisht, e la Rrugën e Ibrahim Rugovës, e cila e solli atë në pozitat ku është. Erdhën antirugovistët në krye të LDK-së me njëfarë “Rruge të Re”, që as vetë nuk dinë se ku do të kalojë, se kah do ta çojë, sepse kjo rrugë antirugovë nuk ka as vizion se çka do të sjellë në të ardhmen.

Pra, sot në zgjedhjet parlamentare nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Do të fitojë Albin Kurti, sepse ka mbështetje të gjerë nga populli, edhe pse liderët si ata të opozitës shqiptare, por edhe ata të Serbisë, në krye me Vuçiqin, po mundohen ta pengojnë Kurtin të marrë edhe një mandat për të qeverisur vendin, sepse gjatë mandatit të tij të parë, Kurti çliroi veriun, ku dikur liderët e opozitës sot bënin kontrabandë me ata në veri.

Në zgjedhjet parlamentare, edhe një herë do të dëshmohet se Albin Kurti është i paprekshëm, sepse atë e voton populli, jo liderët servilë të opozitës. Ky mandat i ri është borxh ndaj votuesve, që Kurti të luftojë korrupsionin, duke zbatuar ligjin për pasurimin e paligjshëm dhe duke zbatuar Vetingun.

Në këtë mandat të ri të LVV dhe Albin Kurtit, do të shihni peshqit e mëdhenj të korruptuar që janë shndërruar në milionarë dhe që do të jenë të detyruar të shpjegojnë se ku i morën dhe si i vidhnin pasuritë e popullit. Ka shumë të tillë që do të përballen me drejtësinë. Kjo është një punë dhe detyrë e menjëhershme që do të ndodhë në Qeverinë e ndryshuar të Kurtit 3.

Pra, sot do të fitojë më i miri, dhe më i miri ndër të mirët është vetë Kurti, i papërkulur, i pandalshëm nga ndërkombëtarët çdo herë kur ata kërkonin kompromise, ku përgjigjja e Kurtit ishte e qartë si loti: nuk bëhet kompromise me shtetin, me asnjë çmim. Motoja e tij për punën e tij është lufta për ndërtimin e shtetit dhe jo të pushtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat