LIVE: Numërohen 99% e votave – LVV fituese e padiskutueshme - këto janë rezultatet e fundit nga KQZ

Aktuale

LIVE: Numërohen 99% e votave – LVV fituese e padiskutueshme - këto janë rezultatet e fundit nga KQZ

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:10 Përditësuar në ora: 19:29 më 10.02.2025
Grafika e votave

Numërohen mbi 99 për qind të votave, kjo është renditja e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar deri më tash 99.09 për qind të votave nga 2,510 qendra votimi nga gjithsej 2.533, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.81 për qind ose 338 mijë 948 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.

AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.46 për qind ose 61 mijë e 968 vota.

Lista Serbe, e afërt me Beogradin, renditet e pesta me 4.43 për qind ose 36 mijë e 784 vota.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si të rregullta, pas shpalljes së pavarësisë.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka paralajmëruar se do të formojë qeverinë e vetme, ndërsa opozita ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës duke thënë se do ta bëjnë ekzekutivin e ri vendor nëse partia e Albin Kurtit dështon.

Nesër do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë

Më 9 shkurt 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Nesër në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së tha për KosovaPress, se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me rregulloren zgjedhore të KQZ-së do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha Elezi.

Numërohen rreth 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Lëvizja Vetëvendosje po prin me 40.80 për qind apo 338,541 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.16 për qind apo 183.925 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.59 për qind apo 145.995 vota të fituara.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët kanë fituar 7.46 për qind apo 61.866 vota.

Ndërkaq, Lista Serbe – partia e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka fituar 4.42 për qind apo 36.683 vota.

Ky rezultat preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 98.97 për qind të vendvotimeve.

Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.

Numërohen gati 98% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet preliminare nga numërimi i mbi 97 për qind të votave, saktësisht 97.71%.

Renditja e partive politike:

LVV – 40.94%

PDK – 22.11%

LDK – 17.67%

AAK-NISMA – 7.44%

Image
Votat

Numërohen 96 për qind e votave, këto janë rezultatet

Nga: A.M.

Deri tani janë numëruar 96.45 për qind e votave.

Kështu u bë e ditur nga të dhënat e publikuar nga KQZ, përcjell “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 41.11%

PDK – 22.28%

LDK – 17.78%

AAK-NISMA – 7.46%

​Kështu votuan në Vushtrri

Ka përfunduar numërim i votave për subjektet politike në Komunën e Vushtrrisë, ku sipas rezultateve të KQZ-së, prindin Lëvizja Vetëvendosje me 17725 vota ose 52.59 %, e pasuar nga PDK me 8681 vota ose 25.76 %, LDK me 3793 vota ose 11.25 %.

Ndërsa, Koalicioni për Familje për familjen ka marrë më shumë se AAK.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ky koalicion ka marrë 1091 vota ose 3.24 %. Kurse, AAK-Nisma 966 vota ose 2.87 %.

Përndryshe, në vitin 2021, LVV ka marrë 61,50%, PDK 19,4%, LDK 9,8%, AAK 2,5 %.

Numërohen mbi 94 për qind e votave – ja rezultatet

Nga: A.M.

Nga KQZ, kanë njoftuar se deri tani janë numëruar 94.05 për qind e votave.

Renditja e partive politike:

LVV – 41.14%

PDK – 22.42%

LDK – 17.66%

AAK-NISMA – 7.48%

Përfundon numërimi në Fushë Kosovë, kjo parti del e para, kështu renditen partitë e tjera

Ka përfunduar numërimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare për komunën e Fushës Kosovës.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në këtë komunë me 45.75 për qind ose 10 mijë e 471 vota, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e dyta me 20.23 për qind ose 4 mijë e 629, ndërsa e treta LDK me 19.40 për qind ose 4 mijë e 440 vota.

Ndërsa, AAK-ja në Fushë Kosovë ka fituar 2.71 për qind.

Në vitin 2021, LVV në Fushë Kosovë kishte fituar 56,59 për qind ose 11 mijë 371 vota, LDK-ja 15,82 për qind ose 3 mijë e 179 vota, PDK-ja 13,37 për qind ose 2 mijë e 688 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga votat për subjektet politike. Deri më tani janë publikuar 92.18% e votave të numëruara, në bazë të të cilave, del se opozita ka më shumë vota se sa Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa LVV me Listën Guxo dhe Alternativen kanë marrë 318286 vota ose 40.94 %, PDK ka marrë 174639 vota ose 22.46 %, LDK 137302 vota ose 17.66 %, AAK-Nisma 58470 ose 7.52 % të vota.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur të dielën më 9 shkurt. 

Numërohen 93 për qind e votave – ja rezultatet

Nga: A.M.

Deri tani janë numëruar 93.25 për qind e votave, kjo sipas të dhënave të KQZ-së, përcjell “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 41.01%

PDK – 22.46%

LDK – 17.66%

AAK-NISMA – 7.51%

Numërohen 92.18% të votave: VV prin me 40.94%, PDK e dyta me 22.46%, LDK e treta me 17.66%

KQZ ka bërë një përditësim të ri së fundmi nga të dhënat e procesuara nga ora 12:35.

Me 92.18% të votave të numëruara, LVV tani ka 40.94% të votave, e ndjekur nga PDK me 22.46%.

LDK renditet e treta me 17.66%, kurse AAK e katërta me 7.52%.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat