LIVE: Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë, këto janë votat për partitë e tjera - Nis numërimi i votave për deputetë

Aktuale

LIVE: Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë, këto janë votat për partitë e tjera - Nis numërimi i votave për deputetë

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 18:04 më 09.02.2025
Kutitë e votimit

Mungesa e tavolinave informuese në qendrat e votimit shkakton konfuzion te qytetarët

Largimi i tavolinave informuese nga qendrat e votimit ka shkaktuar konfuzion te qytetarët, në zgjedhjet e sotme parlamentare. Një gjë e tillë nga ndodhur në qendrën e votimit “Shaban Hashani” në komunën e Ferizajt.

Kryesuesja e kësaj qendre, Hajrije Nebihu tha për kp se votimi në këtë qendër ka nisur me kohë, mirëpo problem ka qenë mungesa e tavolinës informuese për qytetarët e cila është larguar nga KQZ-ja.

Kjo sipas saj ka bërë që shumë qytetarë “të presin me orë të tëra dhe në fund të kuptojnë se s’kanë të drejtë vote këtu”.

Krahas kësaj, si problem për qytetarët ajo e shfaqi edhe mungesën e vendvotimeve në katin e parë, gjë e cila ka vështirësuar votimin në katin e dytë për personat më të moshuar.

Nebihu: Qytetarët me orë të tëra kanë pritur dhe në fund kanë kuptuar se nuk do të votojnë këtu

“Votimet kanë filluar me kohë dhe kemi qenë të përgatitur. I kemi gjashtë vendvotime, deri këtu jemi mirë por me disa pengesa dhe vërejtje që i kemi pasur. Mirëpo në përgjithësi procesi deri tani ka shkuar shumë mirë. Në katin e parë nuk kemi klasë, pra nuk kemi vendvotime. Sivjet na ka penguar shumë por ka qenë problem tavolina ndihmëse që është larguar nga KQZ-ja. Kemi raste të shumta që presin me orë dhe në fund kuptojnë se nuk do të votojnë këtu. Ky ka qenë problemi kryesor”, tha ajo.

Megjithatë, ajo tha se deri në orën 15:00 në këtë qendër kanë votuar 1 mijë e 602 votues nga gjithsej 5 mijë e 115 qytetarë me të drejtë vote.

Nebihu: Vërehet një fluks më i madh për të votuar

“Deri në orën 15:00 kemi pasur 1 mijë e 602 votues me të drejtë vote. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 vërehet një fluks më i madh”, theksoi Nebihu.

Në Ferizaj të drejtë vote kanë 118 mijë e 288 votues, në 44 qendra të votimit me 152 vendvotime.

Përpjekje për ndikim, kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Kandidati për deputet i Listës Serbe, Milan Kostiç, ka thyer heshtjen zgjedhore. Ai ka publikuar një thirrje për të votuar partinë e tij.

Përveç kësaj, ai u ka sugjeruar serbëve numrat për të cilët ata duhet të votojnë.

I njëjti i është drejtuar serbëve në Kosovë edhe me një mesazh nacionalist.

“Të gjithë për Serbinë”, ka shkruar ai krahas fotografisë dhe numrave që ai ka sugjeruar e të cilat i ka rrethuar si thirrje për t’i votuar.

Me Ligjin e ri sipas nenit 37, heshtja zgjedhore fillon nga hapja e Qendrave të Votimit në orën 07:00, e deri në mbylljen e tyre në orën 19:00.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet është i ndaluar.

Rreth 10 mijë votues më pak se në vitin 2021 deri në orën 15:00

Sot qytetarët e Kosovës po e ushtrojnë të drejtën për të votuar.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues, në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2021 deri në orën 15:00 kishin votuar 567 mijë e 934 votues.

Krahasuar me vitin 2021, janë rreth 9 mijë e 688 vota më pak në zgjedhjet e sotme deri në orën 15:00.

Shkelja e të drejtës së votës, Pula: Janë arrestuar 6 persona

Për zgjedhjet për Kuvendin e së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës, tha prokurorja, Laura Pula.

“Në tërë Republikën e Kosovës po kujdestarojmë deri në 100 prokurorë në 38 komuna. Është e vërtete se nga ora 7 e mëngjesit jemi gardianë të ruajtjes së votës së sovranit. Po mundohemi të jemi aty në momente kritike specifike e të iniciojmë çdo rast që ka të bëjë me shkelje eventuale kundër të drejtës së votimit që përbën një kapitull të posaçëm nga kodi penal i RKS e që ka hiq më pak se 11 vepra penale, kundër të drejtës së votimit”, tha Pula.

Ajo tha se deri rreth orës 15 janë arrestuar gjashtë persona, në tri raste, të cilët janë në ndalim, me qëllim të mbledhjes së hetimeve.

Pula tha se këto raste nuk mund t’i konsiderojnë të vogla apo të mëdha, por a mund të prishin imazhin.

Kaq për qind votuan deri më tash në Gjakovë

Qytetarët e Komunës së Gjakovës po e shfrytëzojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Sipas të dhënave të orës 17:17 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dalja në Komunën e Gjakovës është 25.01 për qind ose 29 mijë e 824 qytetarë.

Në Komunën e Gjakovës të drejtë vote kanë gjithsej 119 mijë e 237 qytetarë.

Kosova sot po voton për zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen për herë të parë si të rregullta pas shpalljes së pavarësisë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces zgjedhor ka qenë 48,78 % apo 903,379 votues. Në garën zgjedhore të vitit 2021, kanë qenë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dalja në votim ishte 44.56 për qind apo 826,916 mijë qytetarë.

Deri në orën 11 në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019 kishin votuar 9.64 për qind apo 174 mijë e 669 votues.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, deri në orën 15:00 kanë votuar 32,32 për qind apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 me të drejtë vote. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29,28 për qind e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 961 mijë e 214 qytetarë me të drejtë vote.

Kjo është përqindja e votuesve në Ferizaj

Qytetarët e Komunës së Ferizajt po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Kosovës.

Dalja e qytetarëve në votime është 31.89 për qind ose 37 mijë 723 nga gjithsej 118 mijë 288 qytetarë me të drejtë vote.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përditësuar të dhënat më të reja të orës 17:05.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se dalja e votuesve në nivel vendi në zgjedhje deri në orën 15:00 është 28.32 për qind.

Kaq qytetarë kanë votuar deri tani në komunën e Lipjanit

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot po dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura për votuesit deri në ora 19:00.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani kanë votuar rreth 28.73% apo 566,277 votues.

Ndërkohë vetëm në Komunën e Lipjanit nga 64.341 qytetarë me të drejt vote, 20 mijë e 346 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejt, pra 31.62%.

Kjo është përqindja e votuesve në Prizren

Qytetarët e Komunës së Prizrenit po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përditësuar të dhënat më të reja të orës 16:28.

Dalja e qytetarëve në votime është 25.43 për qind ose 46 mijë e 530 nga gjithsej 181 mijë e 939 qytetarë me të drejtë vote.

Kosova po voton sot për herë të parë në zgjedhjet e rregullta pas shpalljes së pavarësisë.

​Ja sa votuan deri më tash në Prishtinë

Qytetarët e Komunës së Prishtinës po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përditësuar të dhënat më të reja të orës 16:28.

Dalja e qytetarëve në votime është 37.23 për qind ose 79 mijë e 121 nga gjithsej 212 mijë e 515 qytetarë me të drejtë vote.

Kosova po voton sot për herë të parë në zgjedhjet e rregullta pas shpalljes së pavarësisë. 

Rohde viziton qendrën e votimit në Graçanicë: Demokracia është e gjallë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë një vizite në qendrën e votimit në Graçanicë, ka treguar se procesi i votimit po shkon pa probleme.

“Unë jam këtu si kolegët e mi të tjerë sot nga Misioni Monitorues i BE-së.

Kam vizituar disa qendra votimi, deri më tani gjithçka po shkon mirë. Demokracia është e gjallë, njerëzit do të dalin të votojnë dhe të kenë një zgjedhje të lirë. “Kjo është një gjë e mirë”, tha ambasadori gjerman.

Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau, sot gjatë një vizite në disa vendvotime në mbarë Kosovën, ka theksuar në Graçanicë se Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka gjithsej 104 vëzhgues në mbarë Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat