LIVE: Numërohen 90% e votave në KQZ – LVV fituese e padiskutueshme - këto janë rezultatet e fundit

Aktuale

LIVE: Numërohen 90% e votave në KQZ – LVV fituese e padiskutueshme - këto janë rezultatet e fundit

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:04 Përditësuar në ora: 13:39 më 10.02.2025
Grafika e votave

Numërohen 93 për qind e votave – ja rezultatet

Nga: A.M.

Deri tani janë numëruar 93.25 për qind e votave, kjo sipas të dhënave të KQZ-së, përcjell “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 41.01%

PDK – 22.46%

LDK – 17.66%

AAK-NISMA – 7.51%

Numërohen 92.18% të votave: VV prin me 40.94%, PDK e dyta me 22.46%, LDK e treta me 17.66%

KQZ ka bërë një përditësim të ri së fundmi nga të dhënat e procesuara nga ora 12:35.

Me 92.18% të votave të numëruara, LVV tani ka 40.94% të votave, e ndjekur nga PDK me 22.46%.

LDK renditet e treta me 17.66%, kurse AAK e katërta me 7.52%.

Image

 

Rezultatet preliminare: LVV prin me 41 për qind të votave

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me 40.96 për qind apo 316.016 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ky rezultat preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 91.47 për qind të vendvotimeve. Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.

Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.42 për qind apo 172.953 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.62 për qind apo 135.976 vota të fituara.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët kanë fituar 7.56 për qind apo 58.307 vota.

Ndërkaq, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka fituar 3.95 për qind apo 30.440 vota.

Në orët e para të 10 shkurtit, udhëheqësi i LVV-së, njëherësh kryeministri aktual, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhje.

Ai iu tha simpatizantëve të partisë së tij të mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinë se “do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera”.

PDK-ja është shprehur e lumtur me rezultatin zgjedhor, duke e quajtur “rezultat të madh”. Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë në paraqitje para mediave më 9 shkurt tha se ndonëse nuk është rezultati që ky subjekt ka pritur, do ta respektojnë.

Lista Serbe që ishte në garë me pesë parti të tjera nga radhët e komunitetit serb për dhjetë ulëset e garantuara në Kuvendin e Kosovës për këtë komunitet, tha se i ka fituar të dhjetë ulëset.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thanë se ky rezultat preliminar krijon një situatë të paqartë lidhur me ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, por edhe kush do të jetë pjesë e ekzekutivit të ri.

LVV-ja gjatë fushatës ka përjashtuar mundësinë e formimit të koalicioneve paszgjedhore me partitë aktuale opozitare. LDK-ja dhe AKK-ja kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me partinë e Kurtit, ndërkaq PDK-ja nuk ka paraqitur “vija të kuqe” për koalicionet e mundshme paszgjedhore./REL

LVV edhe në Vushtrri shënon fitore bindëse, merr 52 për qind

Nga: A.M.

Janë numëruar 95 për qind e votave në komunën e Vushtrrisë.

Nga të dhënat e KQZ, kuptohet se LVV ka shënuar një fitore bindëse në Vushtrri me 52 për qind, pasuar nga PDK me 25 për qind, përcjell “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 52.55%

PDK – 25.68%

LDK – 11.10%

Koalicioni për Familje – 3.33%

Image
Grafika

KQZ: Problemi u tejkalua në mëngjes, janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

Siç tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.

“Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.

Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha ai.

Numërohen 90 për qind e votave, këto janë të dhënat e KQZ-së

Nga: A.M.

Deri tani janë numëruar 90.13% e votave.

Nga të dhënat e KQZ, bëhet e ditur se nga 2.533 vendvotime, janë numëruar gjithsej 2.283, përcjell “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 41.00%

PDK – 22.37%

LDK – 17.57%

AAK-NISMA – 7.56%

VV udhëheq edhe në Lipjan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e mbi 79.76% të votave në Komunën e Lipjanit.

Sipas rezultateve të publikuara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq me 38.88% të votave, duke ruajtur pozitat e para në këtë komunë.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 27.72% të votave.

Image
Rezultatet

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 24.00%.

Gati 90% e votave të numëruara ky është rezultati

Nga: A.M.

Deri tani janë numëruar 89.62% e votave.

Nga të dhënat e KQZ, bëhet e ditur se nga 2.533 vendvotime, janë numëruar gjithsej 2.270, përcjell “Bota sot”.

REZULTATET LIVE

Renditja e partive politike:

LVV – 41.07%

PDK – 22.31%

LDK – 17.58%

AAK-NISMA – 7.60%

LVV po fiton bindshëm edhe në Gjakovë, ja rezultatet

Nga: A.M.

Janë numëruar mbi 90 për qind e votave në Gjakovë.

Nga të dhënat e publikuara nga KQZ, parti e parë në këtë qytet del të jetë LVV me 47për qind, e që pasohet nga AAK me 19 për qind dhe LDK me 16 për qind, përcjell “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 47.15%

AAK – 19.70 %

LDK – 16.68%

PDK – 10.23%

Image
Grafika

Numërohen mbi 90 për qind e votave në Prizren – kjo është renditja e partive

Nga: A.M.

Në Prizren, janë numëruar 91 për qind e votave.

Në të dhënat e publikuara nga KQZ, fituese në këtë qytet del të jetë LVV me 40 për qind, e që pasohet nga PDK me 22 për qind dhe LDK me 10 për qind, përcjell “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 40.78%

PDK – 22.85 %

LDK – 10.66%

AAK – 4.77%

Image
Grafika
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat