LIVE: Numërohen 99% e votave – LVV fituese e padiskutueshme - këto janë rezultatet e fundit nga KQZ

Aktuale

LIVE: Numërohen 99% e votave – LVV fituese e padiskutueshme - këto janë rezultatet e fundit nga KQZ

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:10 Përditësuar në ora: 09:21 më 10.02.2025
Grafika e votave

LVV po fiton me mbi 50 për qind të votave në Ferizaj – lë shumë prapa partië e tjera

Nga: A.M.

Jo vetëm në Mitrovicë, LVV po e mposht PDK-në edhe në Ferizaj.

Kur janë numëruar rreth 90 për qind e votave, LVV numëron gjithsej 51 për qind, kurse PDK 27 përqind, raporton “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 51.01%

PDK – 27.53 %

LDK – 12.82%

AAK – 3.22%

Image
Grafika

Mitrovica e ‘befason’ Bedri Hamzën/ LVV po fiton me rezultat të thellë në këtë komunë

Nga: A.M.

Deri tani në Mitrovicë deri tani janë numëruar 89 për qind të votave.

Kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza po mposhtet nga kandidati për kryeministër nga radhët e LVV, Albin Kurti, raporton “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 56.23%

PDK – 30.81 %

LDK – 6.31%

Lista për familje – 3.37%

Image
Grafika

LDK po mposhtet edhe në Prishtinë – LVV e para –ja si radhitet PDK

Nga: A.M.

LVV edhe në Prishtinë po prin për nga numri i votave, ku nga 94.19% e votave të numruara, ka 46.80%.

Kurse, e dyta është LDK me 25.54%, raporton "Bota sot".

Renditja e partive politike:

LVV – 46.80%.

LDK – 25.54%

PDK – 18.43 %

Lista për familje – 4.23%

Image
Grafika

Numërimi vazhdon, befasi në Pejë, LVV bindshëm më shumë vota se LDK

Në komunën e Pejës janë numëruar 80% e votave elektorale.

Nga rezultatetet e deritashme, parti e parë është LVV me 41%, derisa befason LDK me vetëm 28 për qind, pavarësisht se kandidat për deputet ishte edhe kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri, përcjell “Bota sot”.

Renditja e partive politike:

LVV – 41.37%

LDK – 28.01%

AAK – 12.74 %

PDK – 10.11%

Image
Grafika

LVV fiton me mbi 50 për qind të votave në Kamenicë – ja si renditen partitë politike

Nga: A.M.

Edhe në komunën e Kamenicës ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Në këtë komunë, parti fituese është LVV, e që pasohet nga PDK në vendin e dytë, transmeton “Bota sot”.

Renditja e përfundimtare e partive politike është si mëposhtë:

LVV - 52.72%

PDK – 15.47%

LDK - 13.33%

AAK - 6.79%

Image
Grafika e votave

Në këtë komunë, AAK doli e para për nga numri i votave

Nga: A.M.

Edhe në komunën e Junikut ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Parti fituese në këtë komunë doli AAK.

Renditja e përfundimtare e partive politike në këtë komunë është kjo:

AAK – 37.27%

LDK - 28.96%

LVV - 24.03%

PDK – 8.08%

Image
Grafika

Përfundon votimi në Obiliq, LVV mposht bindshëm LDK-në - ja rezultatet

Nga: A.M.

Në komunën e Obliqit ka përfunduar numërimi i votave.

Pasi janë numëruar votat, parti fituese në këtë komunë ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 48.61 %.

Kurse, partia e dytë LDK-23% dhe parti e tretë PDK-12.48%, raporton "Bota sot".

Ky është një rezultat befasues për LDK-në, pasi në nivel lokal, e udhëheq këtë komunë, ku edhe gjatë fushatës lokale ka pasur një mbështetje të madhe.

Votat:

Image
Grafika e votave

Numërohen afër 90 përqind e votave - ja renditja

Nga: A.M.

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Deri tani, (ora 06:25) janë numëruar 88.04% e votave, raporton “Bota sot”.

LIVE REZULTATET

Renditja e katër partive më të mëdha politike në vend, është kjo:

LVV – 41.09%

PDK – 21.83%

LDK – 17.75%

AAK – 7.68 %

Kurti: Jemi fitues, do ta formojmë qeverinë e re

Kandidatit i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se janë fitues në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas tij, koalicioni i VV-së me Guxo dhe Alternativën do ta formojë qeverinë e re.

“Pra jemi të parët. Dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike e progresiste.

Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re, pra Kurti III”, ka thënë Kurti

LIVE REZULTATET

Lëvizja Vetëvendosje e para në zgjedhjet e së dielës në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje kryeson në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por duket se duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili pohoi se është përballu me probleme teknike gjatë numërimit, kur janë përpunuar mbi 70 për qind të votave, lëvizja Vetëvendosje e Kryeministrit Albin Kurtit fitoi 41.99 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.68 për qind, Lidhja Demokratike me 17.9 për qind dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 7.56 për qind.

Ndonëse pritej që rezultatet paraprake të publikoheshin të dielën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi u zgjat dhe përpunimi i të dhënave po kryet manualisht.

REZULTATET NË KOHË REALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që KQZ-ja ta përfundojë me sukses numërimin e votave.

“Pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë”, thuhet në një njoftim nga Presidenca e Kosovës.

“Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet mes tjerash në njoftim.Rezultati i deritashëm shënon një rënie nga më shumë se 50 për qind sa fitoi partia e Kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021.

“Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme”, tha zoti Kurti të dielën vonë. “Falënderoj të gjithë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të koalicionit tonë fitues me partinë Guxo dhe me partinë Alternativa. Pra jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike e progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re pra Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë edhe ato punët që i kemi nisur por edhe shumë të tjera të reja”, theksoi ai.

Mbështetësit e partisë së tij kremtuan fitoren në Prishtinë dhe disa qytete tjera të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij priste rezultat më të mirë në zgjedhje në të cilat tha ai, doli me 18.14 për qind. Ai pret që rezultati të rritet me numërimin e votave nga diaspora.

“LDK-ja pret t’i fitojë rreth 190 mijë vota nga ky proces zgjedhor. Duhet të jetë diku rreth 20 për qind. Është një rezultat që e respektojmë dhe përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë”, tha zoti Abdixhiku në një konferencë për shtypin.

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, e cilësoi “sukses të pamohueshëm” rezultatin e PDK-së si forca e dytë më e madhe në vend.

“Jemi në situatë të pazakontë, ku ne si parti duhet t’i kallzojmë votat, dhe jo KQZ-ja. PDK-ja ka arritur rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota”, tha ai.

Njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, garuan për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Mijëra vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve mbi 100 të dërguar nga Bashkimi Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ndoqën procesin në mbi 940 qendra votimi që qëndruan të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00. Zgjedhjet u tha se u zhvilluan pa ndonjë incident përmasash që mund të dëmtonte procesin.

Mbi 40 për qind e rreth dy milion votuesve të regjistruar hodhën votën e tyre në këto zgjedhje që pasuan një fushatë të rreptë të partive politike, të cilat për një muaj me radhë u zotuan për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet e sotme, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, u panë si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe u vu në përpjekje për një mandat tjetër.

Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

Votimet e së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri. Por, bisedimet me Serbinë nuk gjetën shumë vend në fushatën para zgjedhjeve.

Dhjetë nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb, dhjetë të tjera për komuniteteve tjera pakicë. Rreth 100 mijë qytetarë serbë me të drejtë vote patën mundësinë të zgjedhin mes gashtë partive politike nga radhët e këtij komuniteti.

Analistët serbë thanë se në këto zgjedhje pati një pluralizëm më të madh demokratik.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë Kurti për marrëdhëniet me aleatët posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjatë administratës së ish Presidentit Joe Biden, tërhoqën vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Çështja e këtyre marrëdhënieve u bë objekt diskutimesh këto ditë pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat