LIVE: ​Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Aktuale

LIVE: ​Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 11:43 më 09.02.2025
Kutitë e votimit

Të dhënat e KQZ-së: Ja sa qytetarë të Kosovës votuan deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës për procesin zgjedhor që është duke u mbajtur në vendin tonë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi po vazhdon pa ndonjë problem.

“Duke u mbështetur në informacione komunale, procesi po vazhdon normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem”, tha ai.

Radoniqi tregoi se deri në ora 11:00 kanë votuar 169 mijë e 32 votues, apo 8.58 përqind e votuesve.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ku të drejtë vote kanë 1,970,944.

Detaje rreth daljes së qytetarëve në votime mund të gjeni duke klikuar KËTU.

Këto janë adresat e 38 qendrave për votimin me kusht

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i votimit me kusht ka pësuar një ndryshim.

Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të lejohet në çdo qendër votimi si në proceset e kaluara zgjedhore. Me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi.

Në të gjithë Kosovën janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 56 Vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht.

“Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë. KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët kanë emrin e tyre në listën votuese, por për arsye objective nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar. Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara”, thuhet në një njoftim të KQZ-së.

Kjo është lista dhe adresat e qendrave të votimit për votimin me kusht më 9 shkurt 2025:

Image
Lista

Voton Limaj, e quan ditë të demokracisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi ka hedhur votën e tij për këtë proces zgjedhor, 9 shkurtin e ka quajtur ditë të rëndësishme për demokracinë kosovare.

“Jemi krenar që kemi një demokraci funksionale, një demokraci ku respektohen rregullat dhe ligji, një demokraci ku qytetari i Republikës lirshëm voton.

Sot qytetarët e Republikës së Kosovës do t’i japin drejtim Kosovës.

Shpresoj që secili nga ne do të vendosë për të mirën e Kosovës”, tha ai në një deklarim për media pas procesit të votimit në Prishtinë.

I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tashmë ka hedhur votën e tij.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza Krasniqi.

Kandidat për kryeministër nga PDK është Bedri Hamza.

Kujtojmë, se zgjedhjet po vazhdojnë.

“E fotografoi qytetarin tjetër duke votuar”/ Arrestohet një votues në Podujevë, sulmoi zyrtarët policorë

Një person është arrestuar në SHFMU “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, pasi dyshohet se e ka fotografuar votën dhe pastaj i ka sulmuar zyrtarët policorë.

Detaje në lidhje më këtë ka dhënë drejtoresha e shkollës “Xheladin Rekaliu”, Arjeta Bashota.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 7:40, ku një qytetar e ka fotografuar qytetarin tjetër duke votuar.

“Rreth orës 07:43 minuta është parë një qytetar duke e fotografuar qytetarin tjetër duke votuar, pastaj është ndaluar nga Policia, mnë ndërkohë është bashkuar edhe qytetari i dytë. Policia ka kërkuar që t’i shohë fotografitë dhe të fshihen, ku personi i dytë ka qenë agresivë ndaj policëve duke i shtyrë, ku ka filluar konfrontimi. Pastaj policët janë detyruar të përdorin sprej dhe ta arrestojnë qytetarin”, ka potencuar Bashota.

Mes tjerash, ajo ka bërë të ditur se dy policët kanë pësuar lëndime.

Arrestohet një i dyshuar për fotografim të fletëvotimit në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se e ka fotografuar fletëvotimin derisa ka qenë brenda kabinës së votimit.

Ai është intervistuar dhe më pas rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Këto informacione i konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35,Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërjetur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrëtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar  në prezencën e avokatit mbrojtës. Pas intervisitmit  Prokurorit i Shtetit ka urdhëruar që  rasti ,, Cenimi i fshehtësisë së votimit’’ Neni.215 të prcedohet në procedur të rregullt.  Rasti vazhdon të hetohet.”

​Votimet në shkollën “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë

Një ndër shkollat me numrin më të madh të votuesve me të drejtë vote është shkolla fillore “Arkitekt Sinani” në komunën e Mitrovicës. Mbi 12.000 votues është numri i tyre që pritet të votojnë gjatë ditës së sotme.

Menaxher i kësaj shkolle, Sami Rama tregoi se deri më tani nuk ka parregullsi dhe gjithçka sipas tij po shkon mirë.

Rama: Deri më tash nuk ka pasur asnjë problem

“Ecuria e procesit zgjedhor është duke shkuar normal pa telashe. Procesi zgjedhor ka filluar me kohë, materiali ka ardhur me kohë dhe të gjithë përfaqësuesit kanë qenë me kohë në vendin e vet. Për momentin numri i qytetarëve është duke u rritur dhe pritet të votojnë me numër më të madh. Deri më tash nuk ka pasur asnjë problem”, ka deklaruar ai.

Zgjedhjet e sotme parlamentare të 9 shkurtit po monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian.

Voton edhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka votuar.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tyre.

Abdixhiku i ka ftuar qytetarët që të dalin “masivisht” në zgjedhje.

Në këtë ditë të shenjtë të demokracisë vota e qytetarëve të jetë ditë e demokracisë ftojë të gjithë qytetarët të votojnë të vendosin për katër vitet e ardhshme të Kosovës. Është ditë feste dita e zgjedhjes është gjithmonë festë”, ka thënë Abdixhiku.

Voton Albin Kurti: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet në 4 vitet e ardhshme

Kryeministri aktual, Albin Kurti, që sërish është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ai inkurajoi çdo qytetar të Kosovës që të ushtrojë të drejtën demokratike të votës për të bërë zërin e tyre të dëgjohet në 4 vitet e ardhshme.

Ushtrojeni të drejtën tuaj demokratike për ta bërë zërin tuaj që të dëgjohet. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vjetët e ardhshëm”, tha Kurti.

Kandidatët e tjerë për kryeministër në këto zgjedhje janë: Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

28 subjekte politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

Mbi 940 qendra votimi do të jenë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës do t’u bashkohen vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë që do të ndjekin nga afër procesin e votimeve.

Bedri Hamza voton

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka votuar në Mitrovicë.

Ai votoi në qendrën e votimit në “Andon Zako”.

Bashkë me Hamzën, ishte edhe bashkëshortja e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat