LIVE: ​Numërohen 99.72 për qind e votave, numërimi po shkon drejt fundit - kjo është renditja e partive politike

Aktuale

LIVE: ​Numërohen 99.72 për qind e votave, numërimi po shkon drejt fundit - kjo është renditja e partive politike

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:19 Përditësuar në ora: 07:21 më 09.02.2025
Kutitë e votimit

​Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës janë hapur me kohë për zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në vendin tonë.

Janë gjithsej gjashtë qendra me 24 vendvotime, ndërsa 18 mijë e 781 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në kohën kur po raportojmë, në njërën prej qendrave të votimit që është shkolla e mesme teknike 'Mihajlo Petroviq-Alas', numri i qytetarëve të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces është i vogël.

Ndryshe, në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

Kryetari i KQZ-së voton i pari në një shkollë në Pejë

Kryetari i KQ-së, Kreshnik Radoniqi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.

Ai ka votuar në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Kujtojmë se sot qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare duke zgjedhur kështu deputetët dhe qeverinë e re që do ta drejtojë Kosovën për 4 vitet e ardhshme.

Hapen qendrat e votimit

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të mbesin të hapura deri në orën 19:00.

Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.

Ata do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh ekzekutivin e ri të Kosovës.

Kosova voton

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës – në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Për herë të parë votojnë mbi 125 mijë të rinj.

Ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, është 104 mijë e 924.

Për herë të parë, diaspora votoi nëpër përfaqësi diplomatike. Votimi përmes postës ka nisur nga 9 janari.

Në garë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë 28 subjekte politike me gjithsej 1280 kandidatë për deputetë. Për kryeministër garojnë 4 kandidatë.

Për dallim nga zgjedhjet ë mëparshme, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit – 7:00 të mëngjesit deri 19:00 në mbrëmje.

Janë 941 qendra të votimit, prej të cilave 903 për votim të rregullt – me 2 mijë e 533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit me kusht (nga një për çdo komunë) me 56 vendvotime.

Sipas Ligjit të ri për zgjedhjet e përgjithshme, në ditën e zgjedhjeve në vendvotime do të numërohet pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike, ndërkaq një ditë pas, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit – votat për kandidatë për deputetë.

Për herë të parë, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë dhjetë kandidatë për deputetë.

Zgjedhjet parlamentare do të monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat