Hapen të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Ferizaj

Aktuale

Hapen të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Ferizaj

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj ka përgatitur gjithsejtë 49 qendra të votimit në të cilat janë planifikuar gjithsejtë 119 mijë e 97 votues sipas listave zgjedhore.

Përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi ka nisur pa telashe. Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, ka thënë se janë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe procedurat tjera për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Të gjithë ekipet janë trajnuar sipas planifikimeve dhe kanë zënë pozitat e tyre nëpër qendra të votimit.

Kemi gjithsejtë 119 mijë e 97 votues në Komunën e Ferizajt me 49 qendra të votimit dhe me një qendër me kusht. Te numri i votuesve kemi në listë të regjistruar edhe nga diaspora”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat