Në Qendrën e Votimit “Lidhja e Prizrenit “ në Pejë tashmë kanë nisur të votojnë qytetarët.
Në këtë qendër të votimit e cila ka gjithsej pesë vendvotime kanë të drejtë vote 4393 votues.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Pejës është 115 mijë e 679 votues, të cilën mund të votojnë në 24 qendra votimi me gjithsej 132 vendvotime.
Kjo komunë ka një qendër të votimit me kusht me gjithsej dy vendvotime. Kjo qendër e votimit ndodhet ne hapësirat e universitetit Haxhi Zeka.
Në Pejë ka votuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi,
Radoniqi është personi i parë i cili votoi dhe e hapi këtë proces zgjedhor, të parin të rregullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.
Derisa, Radoniqi ka votuar në Qendrën e Votimit “Lidhja e Prizrenit” në Pejë bëri thirrje për proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.
Teksa ftoi qytetarët të votojnë kryesuesi i KQZ-së u shpreh se i gjithë materiali sensitiv dhe jo sensitiv është shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit