Qytetarët mblidhen në qendër të Mitrovicës së Veriut

Aktuale

Qytetarët mblidhen në qendër të Mitrovicës së Veriut

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:50
Qytetarët e mbledhur në Mitrovicë të Veriut.

Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, si rëndom, së bashku në zgjedhje.

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.

Atyre u është bashkëngjitur kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek.

Kujtojmë, se ka nisur procesi zgjedhor./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat