​Interesim i madh i qytetarëve për të votuar në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

Aktuale

​Interesim i madh i qytetarëve për të votuar në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 08:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Qendra e votimit në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë është hapur me kohë dhe deri tani procesi po shkon në rregull.

Kështu ka thënë për KosovaPress kryesuesja e qendrës së votimit, Shpresa Gashi-Çitaku.

Ajo tha se i tërë materiali zgjedhor ka mbërritur me kohë.

KosovaPress ka qëndruar në këtë qendër votimi. Përkundër temperaturave të ulëta, kishte interesim të qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike.

Në këtë qendër votimi votojnë banorët e lagjes “Kalabria”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat