Qytetarët në Podujevë po votojnë edhe në Komunën e Podujevës. Ata presin që premtimet e dhëna gjatë fushatës, të realizohen nga ata që do të jenë në qeveri.
Arsim Arifi ka ardhur nga diaspora që të votojë në Kosovë. Ai thotë se pret nga partitë politike që të i mbajnë edhe pas zgjedhjeve.
Arifi: Premtimet që i kanë dhënë gjatë fushatës të i mbajnë
“Gjitha të mirat, më mirë, veç më mirë, jo qysh ka ndodhur deri sot, me na rrejt, po ma mirë. Premtimet që i kanë dhënë gjatë fushatës t’i zbatojnë, çka nuk realizohet, sidomos neve diasporën, prej diasporës jam, tash kam me u kthy menjëherë”, thotë ai.
Një tjetër qytetar, Skeder Haxhiu, thotë se pas këtyre zgjedhjeve pret se do të ketë ndryshime pozitive në vend, dhe se nuk është e rëndësishme se cila parti fiton, por të fiton Kosova.
Haxhiu: Nuk është me rendësi cila parti fiton
“Presim, le të fiton me i miri, diçka më mirë, nuk është me rendësi cila parti fiton, të fiton Kosova, presim, jemi optimist se do të ketë ndryshime më të mira për këtë popull tonë”, Potencon Haxhiu.
Ndërsa Veli Oraca, shpreson që pas këtyre zgjedhjeve të bëhet më mirë dhe të ketë zhvillim për Kosovën.
Oraca: Presim që të ketë zhvillim për Kosovë
“Presim me u bë më mirë, çka me thonë tjetër, presim që të ketë zhvillim për Kosovë, normal që po”, thotë ai.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në gjithë Kosovën është mbi 1 milion e 900 mijë votues.