Zgjedhjet në Kosovë në ‘syrin’ e mediave ndërkombëtare

Aktuale

Zgjedhjet në Kosovë në ‘syrin’ e mediave ndërkombëtare

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Euronews i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve parlamentare në Kosovë që po mbahen sot.

Vendvotimet janë hapur në mbarë Kosovën në zgjedhjet legjislative që po zhvillohen në një sfond të një ekonomie të ‘zbehtë’ dhe tensioneve të përtëritura midis shqiptarëve dhe serbëve, shkruan euronews.

Votuesit me të drejtë vote do të hedhin votën e tyre për të zgjedhur 120 ligjvënës, në atë që shihet si një test kyç për kryeministrin aktual Albin Kurti.

Kjo është hera e parë që nga pavarësia në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës ka përfunduar një mandat të plotë katërvjeçar. Ky është votimi i nëntë parlamentar në Kosovë që nga fundi i luftës.

Gjatë fushatës zgjedhore partitë bën zotime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë.

Kosova, me një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, është një nga vendet më të varfra në Evropë me një GDP vjetore prej më pak se 6,000 euro për person. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat