Sot, në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi zëvendës-shejfa e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati.
Fillimisht, Pratipati u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, të cilët biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme.
Radoniqi dhe Pritipati, së bashku edhe me drejtues të institucioneve tjera, ushtruesi i detyrës së i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku dhe drejtori i operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ.
Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.