Të dhënat e KQZ-së: Ja sa qytetarë të Kosovës votuan deri në orën 11:00

Aktuale

Të dhënat e KQZ-së: Ja sa qytetarë të Kosovës votuan deri në orën 11:00

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës për procesin zgjedhor që është duke u mbajtur në vendin tonë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi po vazhdon pa ndonjë problem.

Duke u mbështetur në informacione komunale, procesi po vazhdon normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem”, tha ai.

Radoniqi tregoi se deri në ora 11:00 kanë votuar 169 mijë e 32 votues, apo 8.58 përqind e votuesve.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ku të drejtë vote kanë 1,970,944.

Për të dhënat e daljes në zgjedhje kiliko KËTU.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat