Kurti: Dita e bukur nis që në mëngjes, ndaj pas votimit, e shijojmë kafen bashkë

Aktuale

Kurti: Dita e bukur nis që në mëngjes, ndaj pas votimit, e shijojmë kafen bashkë

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 12:30
Albin Kurti duke e shijuar kafen pas votimit me familjaret e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur ditën e zgjedhjeve me një moment familjar pas votimit. Ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet i ulur në një kafene së bashku me prindërit e tij, bashkëshorten dhe djalin.

"Dita e mirë thonë shihet që në mëngjes. E sot qenka ditë e bukur e me diell të fortë. Prandaj vendosëm që pas votimit ta shijojmë edhe kafen e mëngjesit bashkë. Jo veç baba, por edhe nana, edhe reja e djali," ka shkruar Kurti në postimin e tij.

Fotografia, e cila është bërë menjëherë pas procesit të votimit, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutave. Mbështetësit e tij kanë vlerësuar momentin e thjeshtë dhe familjar të kryeministrit, ndërsa të tjerë e kanë shfrytëzuar hapësirën për të shprehur mendimet e tyre rreth zgjedhjeve.

Kurti ka qenë një nga liderët e parë që ka votuar sot, duke theksuar rëndësinë e procesit demokratik. Ai nuk ka dhënë deklarata të gjata për media pas votimit, por postimi i tij në rrjetet sociale tregon një mesazh simbolik për një fillim të qetë të ditës së zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat