Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën fillore Sveti Sava në Mitrovicën e Veriut.
Hargreaves u tha gazetarëve se ai shkoi për të marrë një pasqyrë se si po shkonte dita e zgjedhjeve dhe gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Është vërtet emocionuese të jesh këtu dhe të shikosh zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën”.
Ai shpreson në një pjesëmarrje vërtet të madhe të qytetarëve dhe që secili të ushtrojë të drejtën e votës dhe të zgjedhë se kush do ta qeverisë Kosovën.
Ai u bëri thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.