Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj sërish ka ftuar qytetarët që të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Ai në konferencën për medie të dielën, tha se deri tani ka një dalje të respektueshme të votuesve, derisa shtoi se organizimi i zgjedhjeve deri tani është në nivel.
Haradinaj: Organizimi i zgjedhjeve deri tani është në nivel, ka një dalje të respektueshme të votuesve
“Është dita më e rëndësishme për katër vitet që po vijnë. Sot me votë vendosi ju për Kosovën dhe duke qenë se të gjitha kushtet janë si duhet, moti është i mirë, ditë me diell dhe aspekti organizativ është në nivel....Ju bëj thirrje dilni me votu, ka një dalje të respektueshme por ju bëj thirrje të gjithëve dilni me votu se kjo është dita juaj, vendimi i juaj për Kosovën. Kjo jo vetëm për përfaqësuesit e juaj në parlament, por edhe për ata që do të jenë në qeverinë e ardhshme. Me votën e juaj ju e drejtoni Kosovën”, tha Haradinaj.