Ismet Kryeziu udhëheqësi i DnV-së voton në qendrën e votimit në Prizren, shkruan "Bota sot"
Postimi i plotë:
Sot, me votën time, sikurse edhe ju me tuajën, po ushtrojmë një nga të drejtat më themelore dhe të rëndësishme demokratike. Votimi nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një përgjegjësi qytetare që forcon demokracinë dhe garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë aktive në këtë proces, duke votuar dhe duke mbrojtur integritetin e zgjedhjeve. Demokracia bëhet më e fortë kur secili prej nesh kontribuon me zërin dhe votën e tij.