​Zgjedhjet, çka presin qytetarët në kryeqytet?

Aktuale

​Zgjedhjet, çka presin qytetarët në kryeqytet?

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Qytetarët në Prishtinë presin të ketë përirësim të jetës së tyre, posaçërisht punësim të të rinjëve.

Qytetari Gafurr Terolli pasi votoi në shkollën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, tha se pret që katër vitet e ardhshme të përmirësohet gjendja e qytetarëve të vendit.

Terolli tha për KP, se rinia duhet të punësohet, pasi është një dëm i madh nëse shkollohen dhe mbesin në rrugë, pastaj detyrohen të marrin rrugën e mërgimit.

Terolli: Presim të përmirësohet gjendja e qytetarëve

“Presim që katër vitet e ardhshme të përmirësohet gjendja e qytetarëve pak më mirë... Po presim edhe më mirë... Ka punë hala për tu bërë për Kosovën, rinia të punësohet, investitorë të vinë më shumë në Kosovë, për me investua e punësu rinia jonë, sepse e kemi rininë më të mirën në Evropë. Është një dëm i madh nëse shkollohet një njeri e mbetet rrugëve dhe e merr rrugën e mërgimit për shkaqe ekonomike”, tha Terolli.

Qytetari tjetër Sylejman Rama ia uron kryeministrit të ardhshëm pozitën, por ai ka një lutje për të.

Rama: Le të kenë kujdes se kanë kaluar 26 vite Kosova nuk përparoi asgjë

“I koftë përhajrë ai që e fiton votën e qytetarit, por e lusim dhe e kam shkruar në një letër dhe e kam futur i kam shkruar disa fjalë, le të kenë kujdes se kanë kaluar 26 vite Kosova nuk përparoi asgjë, një hap para tre mbrapa, deri kur kështu, në favor të kujt jemi duke shkuar?... Pasurinë q֝ë ka Kosova, nuk e ka pasur krejt Jugosllavia e as nuk e ka as sot”, shtoi Rama.

Ndërsa, Muhamet Rama shpreson të fitojë më i miri.

Rama: Vetëm Zoti e di se kush fiton

“Vetëm Zoti e di se kush fiton, lutem fiton kush është më i miri”, vijoi ai.

Qendrat e votimit janë hapur sot në ora 7:00 të mëngjesit në tërë Republikën e Kosovës dhe do të mbyllen në ora 19:00 të mbrëmjes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat