Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka deklaruar se rreth orës 21:00 mund t’i kemi rezultatet preliminare të të gjitha partive politike që janë në garë.
“Ndërsa sa i përket votave të kandidatëve të partive politike, kjo do të marrë kohë varësisht nga komunat duke filluar nga komunat më të vogla që mund të zgjasë deri në dy ditë, e që Prishtina mund të zgjasë deri në shtatë ditë.
Por, që është një ambient tërësisht i hapur për të vëzhguesit dhe të gjitha mediave që të vëzhgojnë atë proces në qendrën komunale të numërimit ku do të bëhet numërimi i votave”, ka deklaruar Elshani.