Mediat e huaja raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

Mediat e huaja raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë është paqyruar edhe në mediat ndërkombëtare kanë raportuar të dielën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Shumica prej tyre theksin e kanë vënë në dialogu me Serbinë.

Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka shkruar se “Kosova voton për parlamentin e ri, teksa ndihma e huaj po pakësohet dhe bisedimet me Serbinë kanë ngecur”.

Kjo agjenci lajmesh ka raportuar edhe për zotimet që kanë dhënë partitë kryesore në këto zgjedhje.

Kurse “Reuters” shkruan se “Kosova mban zgjedhjet e turbullt nga tensionet me Serbinë”.

Kjo agjenci ka shkruar edhe për fushatën zgjedhore, të cilën e ka cilësuar si të ashpër. Ajo ka shkruar se janë shqiptuar më shumë se 650 mijë euro gjoba për partitë këtë fushatë, që është trefishi i  vlerës së shqiptuar në vitin 2021. 

“The Guardian” ka shkruar për ndikimin që kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund ta ketë për Kosovën. 

E përditshmja britanike ka shkruar se “Kosova po voton teksa hija e Trumpit shkakton brenga”. Ajo ka shkruar se frika e ndarjes, që ishte ngritur gjatë administratës së parë të Trumpit, është rikthyer.

“The Guardian” thekson se Kosova shkon në zgjedhje të cilat mund të shënojnë një udhëkryq në historinë e vendit. Madje, sipas saj, të përcaktojë integritetin e ardhshëm territorial në një botë gjithnjë e më armiqësore.

“France24” raporton se Kosova voton në zgjedhjet parlamentare “të mjegulluara nga tensionet me Serbinë”. 

Sipas këtij mediumi, këto zgjedhje mund të përcaktojnë se kush do të udhëheqë palën kosovare në negociatat me Serbinë, të cilat ngecën vitin e kaluar. 

Televizioni “Al-Jazeera”, në uebfaqen në gjuhën angleze ka shkruar se zgjedhjet parlamentare si “referendum për kryeministrin Albin Kurti”.

“Zgjedhjet do të përcaktojnë kush do t’u prijë bisedimeve të ngecura të normalizimit të Kosovës me Serbinë fqinje”, shkruan “Al-Jazeera” në nëntitullin e shkrimit.

Në shkrim thuhet gjithashtu se ekonomia dhe lufta ndaj korrupsionit ishin dy tema tjera të rëndësishme që janë trajtuar gjatë fushatës zgjedhore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat