Shaqir Totaj kryetari i komunës së Prizrenit konfirmon se numri i votuesve deri në këtë momente është më i ulët se në zgjedhjet e 2021.
Ai përmes TCH apeloi që qytetarët të dalin familjarisht të shfrytëzojnë këtë obligim kushtetues.
“Për ne është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, deri tani kemi pasur një dalje që nuk është shumë e kënaqshme, sidomos në Prizren, unë pres që në pjesën e mbetur deri në mbylljen e votimeve qytetarët të dalin në mënyrë më masive sepse pjesëmarrja më e madhe është treguesi i një demokracie më të madhe, pres që të rritet numri i pjesëmarrjes.
Në 2021 trendi ka qenë më i lartë se ka qenë një lloj euforie për shkak se Kosova ka pas nevojë për ndryshime. Ka zhgënjim të votuesve për performancë të ulët të qeverisë, një nga arsyet”, tha ai.