Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë një vizite në qendrën e votimit në Graçanicë, ka treguar se procesi i votimit po shkon pa probleme.
“Unë jam këtu si kolegët e mi të tjerë sot nga Misioni Monitorues i BE-së.
Kam vizituar disa qendra votimi, deri më tani gjithçka po shkon mirë. Demokracia është e gjallë, njerëzit do të dalin të votojnë dhe të kenë një zgjedhje të lirë. “Kjo është një gjë e mirë”, tha ambasadori gjerman.
Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau, sot gjatë një vizite në disa vendvotime në mbarë Kosovën, ka theksuar në Graçanicë se Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka gjithsej 104 vëzhgues në mbarë Kosovën.