Fotografoi votën, dërgohet në stacion policor një person në Zveçan

Aktuale

Fotografoi votën, dërgohet në stacion policor një person në Zveçan

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Mbi gjysmë milioni qytetarë me të drejt vote, tashmë kanë ushtruar të drejtën e tyre dhe kanë votuar.

Ndonëse procesi është duke shkuar pa ndonjë incident të madh, një rast i fotografimit të votës është raportuar në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se një person është sjellë në stacion.

“Një person është sjellë në stacion në lidhje me fotografimin e votës. Pas konsultimit me prokurorin do të vendoset si do të veprohet tutje”, ka thënë Elshani.

Nga të dhënat e fundit nga KQZ deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë votuar 43.59% apo 3 mijë e 140 qytetarë nga 7 mijë e 203 sa kanë të drejtë vote. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat