Dragashi, Istogu, Graçanica dhe Mitrovica e Veriut janë komunat me daljen më të ultë në zgjedhje deri në orën 16:30.
Dalja e votuesve në Dragash deri më tani është 6.980 votues ose 17.34%, në Istog 9.199 ose 18.30 për qind, Graçanica 3.832 ose 16.79% si dhe Mitrovica e Veriut 836 ose 4.45 %.
Ndryshe, deri më tani kanë votuar 566.277 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë 1.970.944.
Kujtojmë, se qendrat e votimit janë të hapura deri në ora 19:00.