Ja çfarë presin qytetarët nga zgjedhjet e sotme parlamentare

Aktuale

Ja çfarë presin qytetarët nga zgjedhjet e sotme parlamentare

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 17:23
Në Komunën e Graçanicës

Qytetarët serbë në Komunën e Graçanicës shprehin mendime të ndara sa i përket zgjedhjeve parlamentare. Disa nga ata shprehen optimistë se këto zgjedhje mund të ofrojnë punësim dhe kushte më të mira, derisa të tjerët ndonëse e ushtruan të drejtën e tyre të votës shprehen se nuk presin asgjë.

Një qytetar në kushte anonime tha se nuk pret asgjë nga këto zgjedhje.

Qytetari: Nuk pres asgjë të re nga zgjedhjet e sotme

“Asgjë, çfarë t'ju themi, asgjë, nuk çfarë doni, asgjë, pesë herë asgjë”, thotë ai.

Derisa një tjetër qytetare, e cila po ashtu dëshiron të mbetet anonime, thotë se pret më të mirën, duke përfshirë këtu punësim dhe mirëqenie.

Qytetarja: Presim më shumë punësim

“Po, presim më mirë për të gjithë, duke përfshirë punësimin dhe mbijetesën, fëmijët, për ne të moshuarit, përfshirë të gjithë. Unë pres më të mirën, ndaj do të shohim. Ne e kemi kryer detyrën tonë qytetare dhe tani shpresojmë për më mirë”, tha ajo.

Ndërkaq, komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se dalja e votuesve në zgjedhje deri në orën 15:00 është 28.32 për qind.

Nga 1.970.944 votues të regjistruar, prej tyre 558 mijë e 246 kanë votuar. Këto të dhëna, u bënë të ditura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Dalja tregohet të jetë më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021 kur më 14 shkurt të atij viti deri në orën 15:00 kishin votuar 32.32 për qind apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 me të drejtë vote.

Ndërkaq në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 deri në orën 15:00 kanë votuar 29.28 për qind apo 554 mijë e 750 nga 1 milion e 961 mijë e 214 qytetarë me të drejtë vote. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat