Kur kanë mbetur më pak se dy orë para përfundimit të procesit zgjedhor, Kryeministri i Kosovës dhe kandidati për këtë post nga Lëvizja Vetëvndosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.
Në një postim në Faecbook Kurti ka porositur qytetarët që të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë ende, pasi sipas tij, këto janë orët vendimtere për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme.
Postimi i plotë”:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!
Ju falemnderit,
Albin Kurti