Përpjekje për ndikim, kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Aktuale

Përpjekje për ndikim, kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 17:49
Ilustrim

Kandidati për deputet i Listës Serbe, Milan Kostiç, ka thyer heshtjen zgjedhore. Ai ka publikuar një thirrje për të votuar partinë e tij.

Përveç kësaj, ai u ka sugjeruar serbëve numrat për të cilët ata duhet të votojnë.

I njëjti i është drejtuar serbëve në Kosovë edhe me një mesazh nacionalist.

“Të gjithë për Serbinë”, ka shkruar ai krahas fotografisë dhe numrave që ai ka sugjeruar e të cilat i ka rrethuar si thirrje për t’i votuar.

Me Ligjin e ri sipas nenit 37, heshtja zgjedhore fillon nga hapja e Qendrave të Votimit në orën 07:00, e deri në mbylljen e tyre në orën 19:00.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet është i ndaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat