Mjeku specialist i emergjencës, Suad Haliti foli për gjendjen shëndetësore të zyrtarit të LDK-së, Ilir Zuka.
“Pacienti rreth 40 vjeçar ka ardhur për ndihmë, rreth orës 14:00. Pacienti ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga 3 persona dhe është grushtuar në kokë dhe në hundë.
Sipas anamnezës, pacienti ka thënë se ka pas gjakderdhje prej hundës, çka është vërejt edhe një ënjtje e hundës.
Por shenja të goditjes në kokë nuk janë vërejt. Pas konsultës me mjekun, pacienti është liruar me parametra vital stabil, dhe me terapinë e ORL-së”, bëri të ditur Haliti.