EXIT POLL-i nga UBO-Consulting: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta

Aktuale

EXIT POLL-i nga UBO-Consulting: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 19:07
Kandidatët për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK

Qytetarët e Kosovës sot kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike, ku kanë votuar për Qeverinë e ardhshme.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës  21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Image
Grafika

Valon Feka nga UBO-Consulting ka thënë se mostra është e madhe me rreth 15 mijë anketa, me margjinë të gabimit më pak se 1%.

Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë me të drejt vote, në procesin e votimit deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 28.32%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat