Prokuroria kërkon informacione nga organi kompetent për ngjyrën matrikuluese

Aktuale

Prokuroria kërkon informacione nga organi kompetent për ngjyrën matrikuluese

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 19:15
Laura Pula

Koordinatorja nacionale, Laura Pula ka deklaruar se deri më tani gjashtë persona janë ndaluar për dy lloje të veprave penale e që kanë të bëjnë me cenimin e fshehtësisë së votimit dhe kanosjen e kandidatit.

Pula për KosovaPress tregoi se pesë raste të ndalimit janë në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut, dhe një rast në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Pula:6 persona janë ndaluar për dy lloje të veprave penale

“Aspekti i mbrojtjes së votës së qytetarëve ka shkuar shumë mirë sa i përket Prokurorit të Shtetit bazuar në aktivitetet të cilat i kemi pasur që nga ora 7 e mëngjesit dhe që vijojnë deri në ora 23:00 sonte, deri në përfundim të procesit dhe numrit të votave.. Krejtësisht i kemi 6 persona të cilët janë të ndaluar në drejtim të veprave penale kundër të drejtës së votimit dhe kemi disa informata edhe për veprime të tjera të cilat janë në punë e sipër nga prokurorët kompetent të terrenit që varësisht nga rezultatet do të pasojnë eventualisht me ndonjë hetim tjetër...Për veprat penale të cilat janë ndaluar këta persona janë dy vepra penale është cenimi i fshehtësisë së votimit edhe kanosja e kandidatit... Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës që ka të bëjë me Mitrovicën e Veriut edhe me Mitrovicën e Jugut dhe një rast e kemi edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë“,”, theksoi prokurorja.

Lidhur me dyshimet për ngjyrën materikuluese, Pula tha se për këtë shqetësim kanë kërkuar informacione nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pula: Kemi një shqetësim për markerat e përdorur por akoma nuk kemi verifikim

“Kemi pas një shqetësim për të cilin shqetësim ne kemi kërkuar nga organi kompetent mënyrën e furnizimit me këto markera për të evidentuar në rastin e shkuarjes për të votuar. Presim në të ardhmen se varësisht se si ka shkuar procedura e marrjes së këtyre dhe në përfundim të dimë se e a është e vërtet kjo çka po thuhet se akoma nuk e kem të verifikuar se a është e vërtet se vërtet po fshihet markeri nga gishtat e votuesve”, tha Pula.

100 prokurorë të cilët janë të angazhuar sot në mbrojtje të votës së lirë kanë qenë të shpërndarë në zyrat e Prokurorive si dhe në stacionet policore.

Koordinatorja nacionale, Laura Pula foli edhe rreth dyshimeve për keqpërdorim të votave si në rastin e Kroacisë.

Pula: Jo vetëm votat e Kroacisë, por të gjitha votat nga diaspora do t’i trajtojmë me prioritet

“Jo vetëm votat e Kroacisë, por të gjitha votat të cilat kanë votuar jashtë dhe do të sillen nga diaspora tani ne do t’i trajtojmë me prioritet. Akoma nuk ka përfunduar i tërë procesi ne jemi gardian të mbrojtjes së votës dhe të procesit në tërësi”, theksoi ajo.

Edhe pak minuta kanë mbetur deri në përfundimin e procesit të sotëm zgjedhor. Sipas të dhënave të KQZ-së deri në ora 15:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues, në zgjedhjet e sotme parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat