Është përmbyllur procesi i votimeve për zgjedhjet parlamentare në orën 19:00 në të gjitha vendvotimet në vend, teksa në disa qendra votimi po vazhdon ende, aty ku kanë mbetur qytetarë në radhë për të votuar.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues.
Derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar konferencë për media në orën 19:30, ku do të prezantojë të dhënat e daljes së qytetarëve në këto zgjedhje.