Në pritje të rezultateve, vjen reagimi nga PDK-ja

Aktuale

Në pritje të rezultateve, vjen reagimi nga PDK-ja

Nga: H.O. Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 19:31
Ilustrim

Kosova ka votuar sor për zgjedhjet e reja parlamentare. Zgjedhjet janë mbyllur rreth gjysëm ore më parë.

Ndër reagimet e para pas zgjedhjeve, është nga zyrtarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku. Ajo shkruan në Facebook se mburret me fushatën dhe ditën e zgjedhjeve.

Sipas saj, prej tani kanë aryse për të qenë optimist.

Postimi i plotë:

I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm.

Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë të qenë optimistë.

Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat