​Preliminare: Mandatet e partive më 2025, ja kush ka më pak e kush më shumë

Aktuale

​Preliminare: Mandatet e partive më 2025, ja kush ka më pak e kush më shumë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje fiton 46 mandate, PDK 24 mandate, LDK 22 mandate, Koalicioni Kosova Fituese AAK-NISMA 8 mandate, minoritetet 10 dhe serbët 10 mandate, sipas exit-pollit për zgjedhjet e sotme në Kosovë pa diasporën.

Më 2021 me të gjitha votat e numëruara sipas KQZ-së, VV kishte 58 ulëse, PDK 19, LDK 15, AAK 8 mandate.

Në zgjedhjet 2021, e para në listë doli VV me 50.28 për qind, PDK 17 për qind, LDK 12.73 për qind dhe AAK 7.12 për qind.

Ndërsa sipas exit-poll të UBO-Consulting për RTV Dukagjini, Lëvizja Vetëvendosje fiton 40.3 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.4 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3, Koalicioni për Kosovën Fituese 7.2 për qind, Lista për Familjen 1.8 për qind. Kjo e fundit nuk kalon pragun prej pesë për qind. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat