Policia në Gjilan: Qendrat e votimit në Gjilan mbyllen pa incidente – vetëm një rast i shkeljes së rregullave

Aktuale

Policia në Gjilan: Qendrat e votimit në Gjilan mbyllen pa incidente – vetëm një rast i shkeljes së rregullave

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 19:55
Ilustrim

Janë mbyllur qendrat e votimit në Gjilan, të cilat u hapën qysh nga ora 07:00 të mëngjesit.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari i lartë i KKZ-së në Gjilan, Valerian Bajrami.

Ndërsa, procesin e votimit në të gjitha qendrat e votimit, policia në Gjilan e cilësoi të qetë dhe pa ndonjë incident, përveç një rasti ku vëzhguesit kanë vërejtuar se një qytetar ka provuar ta fotografoj fletën e votimit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Në aspektin e sigurisë, deri më tani gjithçka ka shkuar dhe është zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident të madh, përpos një qytetari që ëdhtë vërejtur nga vëzhguesit e qendrës duke e fotografuar fletë e votimit”, ka thënë Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat