Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur konferencë për media.
Ai tha se nga të dhënat që ju vijnë nga komisionarët e LDK’së nëpër vendvotime del që VV’ja ka 34 për qind, LDK’ja 24 për qind.
Ndërsa, sipas tij PDK ka 22 për qind.
“LDK ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara, pa i llogaritur edhe votat e diasporës”, tha Mustafa.