Stavileci i PDK-së: Rezultati ynë është inkurajues

Aktuale

Stavileci i PDK-së: Rezultati ynë është inkurajues

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 20:25
Blerand Stavileci

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas mbylljes së qendrave të votimit, përmes një konference për media, nga ku tha se “kjo është një ditë e rëndësishmë për demokracinë dhe qytetarët treguan kulturë të lartë politike në këtë proces”.

“Sot, qytetarët e Kosovës votuan për Ma Mirë. Sot, Kosova dëshmoi edhe një herë se është një demokraci e pjekur, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vendit”, deklaroi Stavileci para gazetarëve.

“Siç kemi thënë nga fillimi, ne respektojmë procesin dhe do të presim përfundimin e numërimit zyrtar para se të dalim me qëndrime të tjera politike”, tha ai.

Stavileci shtoi se gjatë mbrëmjes Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë tjetër për të ndarë “reflektimet dhe vizionin tonë për hapat e mëtejshëm”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët për hapat tutje pas zgjedhjeve, ai tha se rezultati i PDK-së është inkurajues.

“Për atë se çka do të prodhojë epilogu i zgjedhjeve, ato informata do t’i ndajmë edhe me juve”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat