Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e bindur se kandidati për kryeministër nga kjo parti Lumir Abdixhiku do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm.
Kështu ka thënë kandidati për deputet nga kjo parti, Besian Mustafa në një konferencë për media.
Ai në një konferencë për media ka thënë se kjo parti ka dyfishim të votave në krahasim me zgjedhjet 2021.
Mustafa: VV 34 për qind, LDK 24 për qind, PDK 22 për qind
"Të dhënat preliminare nga komisionarët tanë në terren tregojnë që përkojnë me të dhënat që kemi publikuar nga exit-poll i LDK-së, më i madhi që është bërë ndonjëherë me 18 mijë respondentë. Rezulton që VV ka 34 për qind, LDK 24 për qind, ndërsa PDK 22 për qind. Pra, LDK ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara pa llogaritur votat nga diaspora, ku ne presim një rezultat të shkëlqyeshëm ku do të rrisë rezultatin për 2-3 për qind... I bindur që Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm", tha Mustafa.