Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 20:18, në Komunën e Skenderajt janë numëruar 4 nga 71 qendra të votimit (5.63% e totalit), dhe rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të madhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ja si janë ndarë votat deri tani:
PDK – 76.47% (624 vota) Lëvizja Vetëvendosje! – 11.89% (97 vota) AAK – Nisma – Konservatorët – Intelektualët – 5.27% (43 vota) LDK – 2.08% (17 vota) Koalicija Vakat – 1.10% (9 vota)
Numërimi i votave po vazhdon dhe pritet që rezultatet të përditësohen gjatë mbrëmjes.