Prokuroria e Shtetit bëri të ditur se, ditën e zgjedhjeve, janë ndaluar 8 persona për vepra penale kundër të drejtave të votimit.
"Gjatë ditës së sotme, Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata.
Pas verifikimit të tyre deri në mbyllje të procesit të votimit, janë hapur katër raste kundër tetë personave.
Kurse informatat tjera janë duke u trajtuar", thuhet në njoftimin për mediat.
Policia e Kosovës tha më herët se procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze.