Simpatizantët e PDK-së brohorasin para zyrës së LVV-së
Pak pas mbylljes së vendvotimeve dhe shpalljes së rezultateve të para preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ekipi i mediave po qëndron para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Aty nuk vërehet numër i madh i qytetarëve derisa simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës me vetura po lëvizin pranë selisë së Lëvizjes Vetëvendosje duke brohoritur PDK.
Deri më tani nuk ka ndonjë qëndrim nga Lëvizja Vetëvendosje rreth rezultateve preliminare.