VV-ja po udhëheq në Suharekë me mbi 33%, LDK e dyta

Aktuale

VV-ja po udhëheq në Suharekë me mbi 33%, LDK e dyta

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Sipas të dhënave preliminare, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në Suharekë me 33.06 për qind apo 8 mijë e 889 vota.

E dyta në këtë qytet është Lidhja Demokratike e Kosovës me 26.39 për qind apo 7 mijë e 95 vota.

Kurse, vendin e tretë sipas rezultateve preliminare e ka AAK-ja me 18.06% apo 4 mijë e 857 të votave.

Ndërsa në vendin e katërt është PDK-ja me 17.35 për qind apo 4 mijë e 665 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat