Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka shpallur fitoren në Malishevë.
Në një postim në Facebook, Limaj ka shkruar se në vendlindjen e tij kanë fituar mbi 40 për qind të votave.
“Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare. Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën. Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate”, ka shkruar Limaj.
Në këto zgjedhje, Nisma garoi në koalicion me AAK-në.