Limaj: Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave

Aktuale

Limaj: Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 22:41
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se në Malishevë koalicionit Kosova Fituese doli e para në Malishevë.

Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët.

“Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare.

Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën”.

“Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate. Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot”, ka thënë Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat