Presidenti Begaj: Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës

Aktuale

Presidenti Begaj: Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për zhvillimin e procesit zgjedhor të 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Qeveria e re që del nga këto zgjedhje duhet të vazhdojë punën e mirë për zhvillimin e vendit.

“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!”

“Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, ka thënë Begaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat