Ndërsa fushata elektorale po i afrohet fundit dhe dita e zgjedhjeve është afër, rezultatet e sondazhit nga Valicon tregojnë se VV vazhdon të kryesojë me 50%. Pavarësisht nëse qytetarët do të votojnë apo do të abstenojnë, VV mbetet partia politike më e preferuar.
Pas VV-së, projeksionet zgjedhore tregojnë një garë të ngushtë midis PDK-së dhe LDK-së për vendin e dytë.
Në të gjitha tregjet kryesore ku është i pranishëm VALICON-i, ne publikojmë studime parazgjedhore në mënyrë transparente. Zbatojmë praktikat më të mira globale për të ofruar një pasqyrë të saktë mbi opinionin publik.
Ky hulumtim financohet nga burimet e brendshme të VALICON, prandaj rezultatet janë plotësisht të pavarura dhe transparente. Që nga viti 2023, VALICON-i është i pranishëm edhe në Kosovë.
Gjetja më e rëndësishme është projeksioni i votave, i cili vlerëson rezultatin e mundshëm nëse zgjedhjet do të mbaheshin gjatë periudhës së anketimit. Ky parashikim bazohet vetëm në preferencat e të anketuarve që janë të gatshëm të votojnë dhe kanë përcaktuar partinë e tyre të preferuar.
Ky nuk është një projeksion i ulëseve në parlament, pasi nuk përfshin ulëset e rezervuara për pakicat.
Aktualisht, VV qëndron në 50% (me një margjinë gabimi ±3.5%).
Në përgjithësi, situata nuk ka ndryshuar shumë nga sondazhi i fundit i Valicon-it i realizuar më 10-15 janar 2025. Nga përvoja jonë në vendet tjera, diferencat në dy javët e fundit të fushatës janë zakonisht më të mëdha. Ky fakt tregon për stabilitetin e preferencave të votuesve në Kosovë.
Një efekt i zakonshëm që ndodh gjatë fundit të fushatës është se partitë opozitare fillojnë të fitojnë më shumë vota – kryesisht ato që kanë shfrytëzuar në mënyrë efektive debatet televizive. Është e rëndësishme të theksohet se Koalicioni për Familjen (3%) ka fituar më shumë votues që nga sondazhi i fundit.