Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shpallur fitoren e thellë të PDK-së në këtë komunë, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen masive.
Sipas Lushtakut, PDK ka marrë 17,000 vota, duke siguruar një rezultat bindës prej mbi 80% në këtë bastion tradicional të saj.
“Faleminderit Skenderaj për 17,000 vota e për fitoren tonë të thellë me mbi 80%!
Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Lushtaku në një postim në rrjetet sociale.